Last Updated on 19/11/2026 by EL
Gledis Nano është emri që “Profesionistët e Lirë për Shqipërinë” po shqyrtojnë për kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Këtë e bëri të ditur eksperti Fatjon Softa, i ftuar në një dalje televizive.
“Ka disa emra, por do mbyllim shpejt negociatat, jemi shumë afër, sikurse e kemi një emër për momentin e parë. Ky do të jetë Gledis Nano”, deklaroi Softa.
Ai tha se Nano mund të jetë kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, duke vlerësuar karrierën e tij në administratën publike dhe drejtimin e Policisë së Shtetit.
“Mund të kandidojë për kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës, sepse është një person që vjen si një person që në administratën publike, në nivelin më të lartë arriti si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, iu ndërpre karriera në një moshë të re në mënyrë të padrejtë”, u shpreh ai./ET
