Rreziku për përhapjen e zjarreve do të jetë i lartë gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër rreziku do të jetë i moderuar, ndërsa në Korçë i ulët.
Për të premten nuk parashikohen reshje në territorin e vendit, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 36°C në zonat e ulëta.
Era do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare, por në zonat bregdetare dhe malore mund të forcohet për momente.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, veçanërisht në zonat pyjore dhe me bimësi të dendur./ad
