Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s deri në vitin 2029.
Johann Wadephul theksoi se Moska po rekruton më shumë ushtarë për konfliktin në Ukrainë ndërsa nënvizoi se forcat shtesë mund të jenë të destinuara për të tjera konflikte të ardhshme në Bashkimin Europian.
“Rusia po krijon mundësinë e një lufte kundër NATO-s deri në vitin 2029, jo më vonë. Arritja e paqes varet nga Putini. Ai e filloi luftën dhe tani ai duhet ta përfundojë. Nëse dëshiron paqe duhet të tregojë vullnetin për të negociuar.”-tha ministri gjerman. m.p.
