Alban Dudushi ka folur për herë të parë për problemet që ka pasur me shëndetin. Teksa ishte i ftuar në “Goca dhe gra”, gazetari tregoi se ka kaluar një moment të vështirë dhe u shpreh se ajo çfarë kaloi e bëri të reflektonte. Më tej ai theksoi se tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ajo që ndodhi ishte një momenti që më bëri të reflektoja dhe natyrisht ajo gjë u superua. Tashmë gjërat janë mirë. Ishte një moment që të bëri të mendoja dhe të rivija në peshë balancat, ato që vlejnë vërtetë. Jo të rrish të lodhësh kokën. Nuk kam zënë mend, vazhdoj akoma të bluaj, por jam shumë i qetësuar dhe i balancuar në emocionet e mia. Unë kam qenë një tip që nuk kisha orar për të ngrënë. Tani unë ha mëngjesin dhe Bieta është ajo që kujdeset edhe më shumë se unë për shëndetin tim. E dyta, shpenzoj më shumë kohë me familjen. Ndonjëherë i përjetojmë gjërat, por nuk i shprehim”, u shpreh Alban Dudushi. /K.M
