Last Updated on 16/10/2025 by EL
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit të Bonove të Thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në 2,54%, kundrejt nivelit 2,57% që shënoi yield-i mesatar në ankandin e zhvilluar rreth një muaj më parë. Interesi për këtë instrument të borxhit ka qenë tepër i lartë, ku në ankand numri i kërkesave ka qenë 17 për një total prej rreth 14,4 miliardë lekësh. Por, në përfundim u pranuan vetëm 11 kërkesa për shumën 8,97 miliardë lekësh.
Vendimi i Bankës së Shqipërisë më 9 korrik të këtij viti për të ulur normën bazë të interesit në 2,50% nga 2,75% që ishte më parë, ka dhënë ndikimin në rënien e mëtejshme të yield-it të bonove 12-mujore. Niveli i ulët i yeldit të bonove nënkupton edhe kosto më të lira për kredinë në lekë, e cila ndikon në zgjerimin e huadhënies bankare. Nga ana tjetër, qeveria mund të financojë borxhin e brendshëm me kosto më të lirë./e.t
