Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK Klodjan Braho është pyetur në lidhje me dosjen “Albanian Files”.
Për këtë çështje, Braho u shpreh se askush nuk është imun për SPAK dhe se nëse dikush ka prova t’i depozitojë në Prokurorinë e Posaçme dhe do marrë përgjigje sipas procedurës.
“Nuk kam asnjë koment për këtë çështje nëse dikush ka prova është i ftuar t’i depozitojë në SPAK dhe të marrë përgjigjen sipas procedurës. Askush nuk është imun për SPAK. Kushti është hetimi dhe prova për kryerjen e një vepër penale”, tha Braho.
Sa i përket çështjes së pastrimit të parave, kreu i SPAK, Klodjan Braho u shpreh: Është çështje shqetësuese për ne. Është një veprimtari kriminale me risk të lartë. Përfshihet në çështjet prioritare të SPAK-ut.
Sa i përket rënies së euros , kreu i SPAK theksoi: Nuk kam përgjigje për këtë gjë. Nuk jam ekspert i fushës. Nuk është në kompetencën e SPAK-ut.
Ndërsa sa i përket BKH-së Braho tha se ka nevojë të konsolidohet më tej, jo vetëm thjesht shtimi i hetuesve. “Është e nevojshme që të konsolidohet të bëhet funksional 100% me të gjitha mundësitë që parashikon ligji”
Sa i përket Pronave të Sekuesturara, Braho nënvizoi se: Roli i SPAK është roli brenda procesit penal, konfiskimi dhe procesi i ekzekutimit. Nuk kam dijeni për rast konkret për personat që u janë konfiskuar pasuria u është kthyer, nëse do ketë do merren masa./ Kb
