Cancún, Tulum dhe Playa del Carmen njihen për rërën e bardhë dhe ujërat karakteristike ngjyrë bruz. Por këtë verë, disa prej plazheve më të famshme të Meksikës po përballen me një problem rekord.
Sasi masive sargassum-i, një algë kafe që lëviz në sipërfaqen e oqeanit, po mbërrijnë në bregdetin e Quintana Roo-s.
Vetëm gjatë vitit 2026, autoritetet kanë larguar nga bregdeti më shumë se 105 mijë tonë sargassum, sipas të dhënave të raportuara nga Reuters më 14 gusht.
Shifra ka kaluar tashmë rekordin e vitit të kaluar prej 92,783 tonësh dhe autoritetet paralajmërojnë se sezoni mund të vazhdojë deri në fillim ose mesin e tetorit.
Playa del Carmen është zona ku është mbledhur sasia më e madhe.
Problemi nuk është vetëm estetik. Kur grumbullohet dhe dekompozohet në breg, sargassum-i çliron sulfid hidrogjeni, një gaz me erë të fortë që mund të irritojë rrugët e frymëmarrjes.
Kjo krijon një sfidë serioze për një rajon ekonomia e të cilit mbështetet fuqishëm te turizmi.
Çdo mëngjes, punonjës hotelesh, operatorë traktorësh dhe personel i specializuar punojnë për të pastruar plazhet përpara mbërritjes së turistëve./ad
