Last Updated on 15/06/2026 by Anisa
Debati për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec vijon të ndajë opinionin publik mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të projektit. Mes zërave që kanë reaguar publikisht është edhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Altin Marku, i cili është shprehur hapur në mbështetje të investimeve amerikane në Shqipëri. Përmes një video-mesazhi, ai ka shkuar deri aty sa të vetëofrohet për t’u falur tokën e tij në Tiranë, si shenjë mirënjohjeje ndaj SHBA-së për rolin në mbështetje të shqiptarëve, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë.
Marku është shprehur se është pro çfarëdolloj investimi Amerikan në vendin tonë sepse sipas tij “i detyrohemi” për shkak të ndihmës që ata i kanë popullit të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës.
Ai madje është vetëofruar t’u japë tokën e tij në Tiranë për të bërë investim.
“Amerikë, zoti Kushner, Trump, Bush dhe të gjithë me rradhë e kam pak tokë në Tiranë, ma ka lënë baba, e kam me dokumenta të rregullta, për besë të zotit nuk po ua shes, po ua fal me gjithë zemër, sepse unë personalisht jamë mirënjohës për tanë që keni bërë për kombin shqiptar, për shtetin e Kosovës, për vëllezërit edhe motrat nga Kosova.
Sepse jo aq sa janë dhunuar dhe janë vrarë por edhe 10 fishi do të ishin vrarë dhe dhunuar po të mos kishit qenë ju, kështu që mirënjohje për jetë. Sa për shtetet që na rrethojnë apo shtetet europiane, ne nuk do ekzistonim fare nuk do ishim sot kështu që mirënjohje dhe respekt jam pro çdo investimi amerikan në trojet tona, pasi kjo është thjeshtë një siguri për kombin tonë, thjeshtë një siguri e ekzistencës tonë. Edhe njëherë pro, respekte gjithëmonë dhe mirënjohje gjithmonë”, është shprehur ai./a.d
