Last Updated on 24/11/2026 by EL
Ekspozita “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së Ismail Kadaresë, u hap më 6 nëntor 2026 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ndërsa më 24 nëntor 2026 u hap edhe në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë (BKSH) në Tiranë, ku do të qëndrojë e hapur deri më 6 dhjetor 2026.

Përfshin dorëshkrime, artikuj, libra, objekte personale dhe letra të rralla drejtuar liderëve botërorë nga arkivi personal i Kadaresë, duke dokumentuar lidhjen e tij me Kosovën gjatë gati gjashtë dekadave.

Ajo u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Shtëpia-Studio Kadare (Bashkia Tiranë), në kuadër të programit të përbashkët kulturor të Javës Kulturore Kombëtare 2026.
Fillimisht u çel në Prishtinë (BKK) dhe vijon në Tiranë (BKSH) në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta kulturore. /ET
