Last Updated on 10/11/2025 by Monika
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, ka komentuar nga Korça mbi ligjin për barazinë gjinore, një temë që ka shkaktuar debate në vend.
Suard theksoi se të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi dhe barazia gjinore janë vlerat themelore të Bashkimit Europian. Ajo shtoi se nuk ekziston një direktivë specifike e BE-së për këtë çështje, por të gjitha tekstet ligjore të Unionit mbrojnë të drejtat njerëzore dhe parandalojnë diskriminimin.
“Është zemra e të drejtës në BE dhe një prioritet i diplomacisë franceze,” tha ambasadorja, duke vënë theksin te respekti ndaj të drejtave të njeriut dhe barazia gjinore si vlera që lidhen ngushtë me integrimin europian./ MXH
