Analisti Arjan Curri ka deklaruar se ka informacione për dy arrestime të bujshme.
Sipas tij, janë gati arrestimet e dy ish-kryebashiakëve, por nuk dha detaje të mëtejshme apo indikacione se për cilët bëhet fjalë.
“Nga SPAK na vijnë lajmet që dy ish-kryetarë bashkie janë gati për t’u prerë biletat. Njëri është një ish kryetar i një bashkie në veri, i bërë sot deputet dhe tjetri një ish-kryebashkiak në jug, i bërë sot deputet në parlament”, tha Curri. /K.M
