Carlo Ancelotti mendon se Anglia do të jetë një nga kombëtaret pretendente për të fituar Kupën e Botës 2026.
Trajneri i Brazilit vlerëson kundërshtarët e radhës së Shqipërisë në “Air Albania”.
“Sigurisht që Anglia do të jetë e rrezikshme, sepse ata kanë cilësi fantastike, një trajner të zotin. I pashë duke luajtur kundër Serbisë. Është një skuadër me shumë cilësi, dhe, natyrisht, mbase ata do të thonë se nuk do të tentojnë, por unë jam i sigurt që ata do të tentojnë, të provojnë ta fitojnë Kupën e Botës“.
Ancelotti mendon se Xhud Bellingham është një nga lojtarët më të mirë të momentit.
“Ai më ndihmoi të fitoja një Ligë të Kampionëve në vitin 2024. Pra, jam pak i përfshirë në gjykimin e Jude Bellingham, por ai është një djalë i mirë dhe një lojtar i shkëlqyer!”
Ancelotti është duke punuar me futbollistët e kombëtares braziliane për miqësoren e radhës ndaj Senegalit.
Pas humbjes 2-3 me Japoninë, italiani ka vendosur që të eksperimentojë në prapavijë.
Qendërmbrojtësi Eder Militao pritet që ta nisë si mbrojtës i djathtë, me teknikun italian që është në kërkim të lojtarëve cilësorë në këtë rol./ K.M
