Last Updated on 04/03/2026 by Anisa
Irani vazhdon hakmarrjen, duke goditur Izraelin dhe objektivat amerikane në rajon – Trump kërcënon armiqtë dhe aleatët ndërsa bombardimet SHBA-Izrael në Teheran dhe Liban vazhdojnë.
Lufta po përshkallëzohet në mënyrë të rrezikshme në Lindjen e Mesme , ku SHBA-të dhe Izraeli vazhdojnë sulmet e tyre ndaj Iranit dhe Libanit. Teherani vazhdon hakmarrjen e tij kundër Izraelit dhe objektivave amerikane në Lindjen e Mesme, me raportime për sulme ndaj konsullatës amerikane në Dubai dhe shpërthime në Jerusalem.
Donald Trump sulmon Britaninë dhe Spanjën për refuzimin e tyre për të “bashkëpunuar” dhe thotë se SHBA-të janë gati të dërgojnë marinën e tyre përmes Ngushticës së Hormuzit, pasi Irani njoftoi mbylljen e kësaj rruge jetike detare.
Sri Lanka: 101 persona të zhdukur pas sulmit të nëndetëses ndaj anijes iraniane
Një zëdhënës i marinës së Sri Lankës tha se trupat e anëtarëve të ekuipazhit të fregatës iraniane IRIS DEMA që dërgoi një sinjal rreziku pak jashtë ujërave territoriale të ishullit po rikuperohen. Zëdhënësi tha se autoritetet po punonin për të identifikuar viktimat dhe nuk mund të jepte detaje mbi numrin e të vdekurve. Burime bëjnë me dije se të paktën 101 persona rezultojnë të zhdukur dhe 78 të plagosur në sulmin ndaj fregatës IRIS Dema.
Tridhjetë e dy persona u shpëtuan nga anija dhe po trajtohen në spital, tha zëdhënësi, duke shtuar se nuk u panë anije të tjera në zonë.
Sipas informacionit të dhënë për Reuters nga burime në marinën e Sri Lankës dhe ministrinë e mbrojtjes, anija iraniane u sulmua nga një nëndetëse para se të fundosej. Fregata me 180 anëtarë të ekuipazhit kishte dërguar një sinjal në agim.
