Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, bëri thirrje për t’u dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar.
“Negociatat e fundit midis Iranit dhe SHBA-së kanë shënuar përparim të dukshëm, i cili mori parasysh edhe shqetësimet e sigurisë së Izraelit. Me keqardhje, ky proces është ndërprerë nga sulmet ushtarake. Kina bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe daljen jashtë kontrollit”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë theksohet se Kina kundërshton sulmet e nisura nga Izraeli dhe SHBA-ja kundër Iranit.
“Përdorimi i forcës nuk mund t’i zgjidhë vërtet problemet. Përkundrazi, do të krijojë të reja dhe do të lërë pasoja të rënda”, shtohet më tej.
Kina mbështetet shumë te shtetet arabe të Gjirit Persik për importet e saj të energjisë, të cilat tani janë nën kërcënim për shkak të luftës së vazhdueshme/kb
