Last Updated on 14/09/2026 by EL
Gjykata e Apelit të GJKKO-së ka pranuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të qëndruar jashtë kafazit të qelqtë gjatë procesit gjyqësor në shkallën e dytë.
Kërkesa e Metës është pranuar nga gjykata pasi janë marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë në sallën e gjyqit. Sipas vendimit, ai do të qëndrojë pranë avokatit të tij, në të njëjtën tavolinë gjatë zhvillimit të seancave.
Ndërkohë, në orën 15:30, gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani, do të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, pas gati dy vitesh qëndrimi në qeli./et
