Last Updated on 13/11/2026 by Anisa
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevi Metajt, duke zëvendësuar masën “arrest në shtëpi” me atë të “detyrimit për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës”.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati mbrojtës i Metajt, i cili së bashku me kolegun e tij, avokatin Taulant Asllanaj, e përfaqësoi atë në seancën gjyqësore në Apel, pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Ndërkohë, sipas avokatit, është regjistruar edhe një kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me pretendimet për trajtim degradues dhe çnjerëzor ndaj Klevi Metajt.
22-vjeçari nga Gjirokastra u arrestua në fillim të protestave të dhunshme studentore një muaj më parë, teksa fotot e tij kur përleshej me pesë policë dhe prangosja në hekurat e portës së pasme të Ministrisë së Arsimit bëri xhiron e medieve ndërkombëtare./ad

