Me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale, shumë përdorues po e përdorin teknologjinë jo vetëm për punë, por edhe për organizim ditor. Aplikacionet e reja sugjerojnë receta sipas ushqimeve në frigorifer, planifikojnë udhëtime, përgatisin lista blerjesh dhe kujtesa inteligjente.
Tendenca e re e “smart lifestyle” po rritet sidomos tek të rinjtë që kërkojnë mënyra për të kursyer kohë dhe për të menaxhuar më mirë ditën. Ekspertët parashikojnë se këta asistentë virtualë do të bëhen pjesë e pandarë e rutinës moderne./KM
