Një aromë e vetme mund të të çojë pas në kohë më shumë se çdo foto apo melodi. Sipas studimeve në fushën e neuroshkencës, nuhatja lidhet drejtpërdrejt me zonat e trurit që kontrollojnë kujtesën dhe emocionet.
Aroma e vaniljes lidhet me ndjesinë e ngrohtësisë dhe sigurisë, ndërsa agrumet si portokalli dhe limoni nxisin energjinë dhe përqendrimin. Për këtë arsye, markat e mëdha të parfumit po krijojnë koleksione që synojnë mirëqenien emocionale.
Psikologët theksojnë se zgjedhja e një parfumi nuk është vetëm çështje stili, por edhe e gjendjes shpirtërore që duam të përcjellim. Një aromë e zgjedhur mirë mund të ndikojë pozitivisht në mënyrën se si ndihesh gjatë gjithë ditës./KM
