Kremlini akuzoi Poloninë për “tirani ligjore” pas arrestimit të një arkeologu rus me kërkesë të Ukrainës.
Ministria ruse e Jashtme njoftoi se Alexander Butyagin, punonjës i Muzeut Shtetëror Hermitage në Shën Petersburg, u ndalua sapo mbërriti në Varshavë.
Sipas Ministrisë, Butyagin, i ftuar të mbante një seri ligjeratash në disa qytete evropiane, akuzohet nga Ukraina për “shkatërrim të trashëgimisë kulturore” gjatë gërmimeve arkeologjike në Krime, një akuzë që Rusia e quajti absurde.
Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dënoi arrestimin e Butyagin./mxh
