Last Updated on 11/05/2026 by Anisa
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një mjek kirurg është arrestuar pas një kallëzimi për ngacmim seksual të bërë nga një paciente 21-vjeçare.
Sipas informacioneve, e reja ishte paraqitur në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta në bark dhe të vjellave. Pas ekzaminimeve mjekësore, ishte vendosur që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për apandesit.
Në kallëzimin e saj, 21-vjeçarja ka deklaruar se mjeku kirurg, 72 vjeç, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime, me pretendimin e kryerjes së kontrollit mjekësor.
Pas denoncimit, policia ka marrë kallëzimin e vajzës dhe më pas ka shoqëruar dhe arrestuar mjekun, i identifikuar si Nikolla Nunka.
E reja ndodhet aktualisht e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa hetimet për rastin vijojnë./A.D
