Last Updated on 11/05/2026 by Anisa
Policia e Lezhës ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë ku u dhunua ish-kryetari i PD-së në Lezhë, Sokol Toma, gjatë natës së 9 majit në zonën Mamurras–Laç.
Sipas njoftimit, personat ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta 53-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Policia bën me dije se menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e saj dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 09.05.2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup, sqarojmë se: Menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, shkruan Policia e Lezhës.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të dhunës.
