Last Updated on 02/03/2026 by Anisa
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se sot, në orën 11:30, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar rreth 1 km nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës. Ky veprim është pjesë e punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të tunelit.
Sipas ARRSH-së, shpërthimi do të realizohet me sasi të vogla eksplozivi dhe ka për qëllim hapjen e trasesë së rrugës, pa penguar trafikun. Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit për menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
Autoriteti kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e punimeve.
“Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 11:30, rreth 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune”, thuhet në njoftim./A.D
