Last Updated on 02/03/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama do të takohet sot në orën 11:00 me Presidentin Bajram Begaj për t’i dorëzuar ndryshimet e propozuara në qeveri. Takimi do të zhvillohet në Pallati i Brigadave, ndërsa Presidenti ka 7 ditë kohë për të dekretuar ndryshimet, të cilat më pas duhet të miratohen edhe nga Parlamenti.
Riformatimi i qeverisë vjen pak muaj pas nisjes së mandatit të tretë të kryeministrit, pas pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku.
Ndryshimet kryesore në kabinet
-
Albana Koçiu merr postin e zv/kryeministres, duke zëvendësuar Ballukun.
-
Enea Karakaçi, ish-drejtor i OSHEE-së, merr portofolin e Energjisë dhe Infrastrukturës.
-
Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm, pas largimit të Koçiut.
-
Toni Gogu merr drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.
-
Në Ministrinë e Jashtme rikthehet Ferit Hoxha, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
-
Ermal Nufi emërohet Ministër i Mbrojtjes, në vend të Pirro Vëngut.
-
Eriona Ismaili, deputetja më e re e Vlorës, merr postin e Ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Në total, katër ministra të rinj hyjnë në kabinet, ndërsa tre largohen: Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu. Lëvizjet e fundit u njoftuan pas një mbledhjeje maratonë në Pallatin e Brigadave.
Ky riformatim tregon një ndryshim të rëndësishëm të strukturës qeverisëse, ndërsa fokusi mbetet tek stabiliteti i mandatit të tretë të kryeministrit./fjla.al-A.D
