Last Updated on 23/07/2025 by adminfjala
Ben Blushi shkruan se Universitetet shqiptare duhet të mbushen me kinezë, indianë, pakistanezë etj etj.
“Universitetet tona janë pjesa më e izoluar e shoqërisë. Edhe ekipet e varfra të futbollit kanë të huaj pa folur për restorantet, shërbimet, bankat apo kompantë.
Cuditërisht universitetet duken si laborarorë të pastër etnik.
Aty ka vetëm shqiptarë që nuk mësojnë.
Natyrisht Shqipëria nuk mund të joshë dot studentë gjermanë, as belgë, as sllovenë ndoshta as turq.
Por nisur nga vendodhja gjeografike, klima dhe kostot e ulëta të jetesës, Shqipëria mund të kthehej në një hub të lirë evropian për mijëra studentë kinezë, indianë, pakistanezë, bangladeshas, irakenë, egjiptianë, vietnamezë etj.
Të gjitha këto vende cojnë cdo vit në universitet e tyre më shumë se 200 milion studentë. Ndoshta edhe më shumë.
Në të gjitha këto vende që kanë një popullsi sa gjysma e botës, afro 4 miliardë njerëz, shtresa e mesme po rritet me shpejtësi. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin nga varfëria në Kinë në Indi, në Egjipt në Nigeri dhe në Vietnam ku ekonomia po lulëzon.
Kjo do të thotë se në dhjetë apo njëzet vitet që do vijnë, familjet do cojnë edhe më shumë fëmijë në shkolla të larta.
Por kaq shumë fëmijë nga familjet e mesme kineze, indiane dhe pakistaneze që ëndërrojnë të shkollohen në Evropë, nuk shkojnë dot në Londër, as në Paris dhe as në Berlin apo në Amerikë që po mbyllet si treg universitar.
Përvec politikave izolacioniste në këto vende, kostot janë shumë më të larta dhe kuotat shumë të kufizuara.
Por një pjesë e tyre mund të vinin në Shqipëri, si në një vend evropian.
Unë habitem se si univesitetet private harxhojnë ende para për të reklamuar në tregun e vogël shqiptar, kur duhet të hapnin agjensi rekrutimi në Kinë, në Indi apo në Pakistan apo në Egjipit.
Ky duhet të ishte një biznes kombëtar. I ndihmuar nga shteti. I udhëhequr nga shteti.
Qeveria mund ti eksplorojë këto tregje fillimisht për të mbushur universtetet publike që sot po japin shpirt.
Është më mirë që universitet tona të mbahen me paratë e kinezëve dhe indianëve sesa me taksat tona”, shkruan Blushi.
Atij i është përgjigjur Artan Fuga.
“Lexova rastësisht një opinion që thoshte se universitetet shqiptare mund t’i gjejnë studentët që iu mungojnë duke ftuar studentë kinezë, pakistanezë dhe indianë, etj., që të vijnë të bëjnë studimet këtu.
Ore, e keni idenë se në çfarë niveli janë universitetet kineze, indiane, përse jo edhe pakistanase, dhe për çfarë tregjesh i përgatisin studentët e tyre ato?
E dini ambicjen e studentëve të atyre vendeve apo ju duket India dhe Kina siç kanë qenë në epokën e urisë së madhe!
Apo jeni viktima të paragjykimeve etnocentrike?
Po ecët me këto mentalitete, e zhytët edhe më keq gjendjen tone”, shkruan Fuga./e.t