Last Updated on 08/10/2026 by Anisa
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar personazhin që, sipas tij, ka pasur ndikimin më të madh në botën e krimit shqiptar gjatë 35 viteve të fundit.
I pyetur se kush ka qenë “gangsteri” më i famshëm shqiptar që prej vitit 1990, Hoxha veçoi një prej figurave më të njohura të botës kriminale të viteve ’90, duke e lidhur emrin e tij jo vetëm me ngjarje të rënda kriminale, por edhe me zhvillime të rëndësishme politike të asaj kohe.
Sipas Hoxhës, bëhet fjalë për një personazh që vazhdon të tërheqë vëmendje edhe sot, pavarësisht se kanë kaluar dekada nga dënimi i tij.
Hoxha solli në vëmendje edhe transformimin e grupeve kriminale shqiptare ndër vite. Sipas tij, krimi ka kaluar nga figurat e viteve ’90, që shfaqeshin me makina luksoze dhe pushtet në rrugë, te grupet e sotme të narkotrafikut, të cilat kanë lidhje me politikën, investimet dhe pasuri të mëdha.
“Kemi kaluar nga Chevrolet-i amerikan… sot kemi dalë tek avionët privatë ose te jahtet”, u shpreh Hoxha./ad
