Finneas O’Connell dhe Claudia Sulewski janë zyrtarisht burrë e grua! Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni intime dhe luksoze në San Ysidro Ranch, në Santa Barbara të Kalifornisë, në prani të familjarëve, miqve të famshëm dhe personave më të dashur për ta.
Një nga momentet më të veçanta të ceremonisë ishte roli i motrës së Finneas, këngëtares së njohur Billie Eilish, e cila ishte ajo që drejtoi ceremoninë dhe zyrtarizoi martesën e çiftit. Në këtë ditë të rëndësishme nuk munguan as qentë e tyre, Peaches dhe Moose, të cilët u bënë pjesë e festës.
Prindërit e Finneas, Maggie Baird dhe Patrick O’Connell, ishin gjithashtu të pranishëm për të parë nga afër momentin kur djali i tyre i tha “po” Claudia-s.
Për dasmën, Claudia Sulewski kishte zgjedhur plot katër veshje nga Oscar de la Renta, të cilat i veshi gjatë momenteve të ndryshme të fundjavës së dasmës, nga darka e provës dhe ceremonia, te kërcimi i parë, pritja dhe festa pas dasmës.
Ceremonia mblodhi një sërë emrash të njohur të Hollywood-it. Mes të ftuarve ishin Justin dhe Hailey Bieber, Emma Chamberlain, Jason Sudeikis, Kristen Bell, Dax Shepard, Rachel Sennott, Rebecca Black, Devon Lee Carlson, Stassie Karanikolaou dhe shumë të tjerë.
Edhe Billie Eilish u shfaq në dasmë së bashku me Nat Wolff, me të cilin qëndroi pranë gjatë festimeve.
Ndërkohë, një moment mes Justin dhe Hailey Bieber tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve. Çifti u shkëput për pak nga turma dhe u pa duke zhvilluar një bisedë që dukej mjaft serioze dhe emocionale. Më vonë, Justin mori një telefonatë, ndërsa Hailey iu rikthye festës./mxh
