Last Updated on 29/09/2025 by adminfjala
Kristjan Asllani po luan ndeshjet e tij të para me fanellën e Torinos dhe në një intervistë të dhënë së fundmi foli për adaptimin e tij në mënyrën e re të lojës. Skuadra italiane po përdor një sistem me dy mesfushorë qëndre, ndryshe nga ajo me tre mesfushorë që Asllani kishte preferuar më parë.
“Po, sinqerisht kam preferuar gjithmonë të luaj me tre mesfushorë, me një para mbrojtjes, por tani këtu po luajmë me dy në qendër dhe ndihem mirë. Padyshim duhet të përmirësohem, pasi është diçka e re për mua, sidomos në fazën mbrojtëse, ku duhet të ndjek mesfushorin tjetër në të gjithë fushën,” tha Asllani.
Ai shtoi se sfida është e re, por është i lumtur dhe synon të përmirësohet çdo ndeshje. “Do të mundohem gjithmonë të përmirësohem ndeshje pas ndeshje, pasi kjo është shumë e rëndësishme,” përfundoi mesfushori shqiptar.
Ky adaptim tregon gatishmërinë e Asllanit për t’u integruar në stilin e skuadrës dhe për të dhënë maksimumin në Serinë A./E.S
