Last Updated on 21/11/2026 by EL
Harry Kane pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje gjatë ndeshjes me FC Köln në Bundesligën gjermane duke ndezur sirenat e alarmit te pankina bavareze.
Fituesi i Topit të Artë, nuk vonoi shumë dhe që në orët e natës të së premtes iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, një lajm që u konfirmua nga vetë klubi bavarez.
‘Shërim të shpejtë Harry!’-ishte urimi i Bayernit në drejtim të futbollistit i bërë përmes rrjeteve sociale. Tani 33 vjeçari do të nisë do të nisë procesin e rikuperimit me sulmuesin që parashikohet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj
Ndërkaq edhe vetë Harry Kane iu drejtua rrjeteve sociale për të dhënë mesazhin e tij për tifozët duke mos e fshehur zhgënjimin e tij për këtë dëmtim
‘Ulje ngritjet e jetës! Padyshim që jam shumë i zhgënjyer për këtë dëmtim, por si gjithmonë, kjo është mundësia për të treguar aftësinë për t’u ringritur dhe për t’u përmirësuar në prag të 2027-shkruante Kane në një postim të tij në rrjetin social X-do të kthehem i pushuar dhe gati për të dhënë maksimumin në fazën vendimtare të sezonit. Momentet e vështira nuk zgjasin përgjithmonë, por njerëzit te fortë, po. Këtë ma ka thënë miku im Edelman. Faleminderit për të gjithë mesazhet! Gjithçka është mirë!’/et
