Last Updated on 08/05/2026 by Anisa
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për çështjen e atentatit në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Plaurent Dervishaj, ndërsa për Julian Meçen është kërkuar dënim prej 35 vitesh burg.
Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Ndoji?
Pasditen e një nëntorit 2019, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën që drejtohej nga Andi Maloku dhe ku pasagjerë ishin prokurori i Durrësit Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi, person me precedent të theksuar kriminal. Shoferi Andi Maloku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në afërsi të mbikalimit të Shkozetit dhe dëshmitarë u bënë disa kalimtarë që i erdhën në ndihmë të plagosurve.
