Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këllliçi bëri një deklaratë të fortë teksa tha se vrasja e sotme është vrasje e organizuar me mbikëqyrje shtetërore.
Këlliçi tha se pas ngjarjes duhet të ishin dorëhequr ministrja Koçiu, drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda si dhe rrjeti drejtues i Komisariatit të Rinasit.
Deputeti tha se Policia e Shtetit është kthyer në truprojë dhe shofere të krimit të organizuar dhe në vend që të sekuestrojë makinat e blinduara sekuestron monopatinat e fëmijëve.
“Sipas protokollit shtetëror duhet të ketë një furgon policie, mungesa e patrullës së Policisë të jep dyshimet për një krim shtetëror.
Të jep indiciet se është vrasje e organizuar me mbikëqyrje shtetërore, personi që shoqëronte viktimën është punonjës Policie i rekrutuar 3 muaj më parë. Rast tjetër ka qenë edhe i Ervis Martinajt fati i të cilit nuk dihet ende, shoqërohej nga një efektiv i operacionales.
Rama ka edhe kryekoordinator me grupet kriminale. Janë vetë deputetët që dekonspirojnë operacionet.
Ministrja Koçiu 30 minuta para vrasjes tha se nuk ekziston më krimi mafioz. Ministrja gënjeu dhe tha se kanë 94% parandalim të ngjarjeve, ne kemi kërkuar prej 1 muaji interpelancë për vrasjen e gjyqtarit. Koçiut Rama i ka lënë zjarrfikësit dhe sitemin e adresave.
Kemi 1 muaj që shohim shoë 1126 monopatina të bllokuara, vriten fëmijë, vritet gjyqtari dhe nuk mbahet përgjegjësi.
Duhet të kishte dorëheqje të parevokueshme nga drejtori i përgjithshëm, te ministrja dhe te gjithë zinxhiri drejtues i Komisariatit të Rinasit apo Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Sot policinë e ka kthyer në truprojë apo shofere të krimit të organizuar. Ka një numër shumë të lartë makinash të blinduara dhe nga ana tjetër sekuestrohen monopate.
Bosët e karteleve, banda e Xhabaftëve, Troplinëve lëvizin çdo ditë me mjete të blinduara dhe fëmijëve u sekuestrohen monopatina“, tha Këlliçi. / K.M
