Më shumë se 70 shkolla në Australi u mbyllën për t’u dezinfektuar pasi u zbulua azbest tek rëra e lojërave me ngjyra që përdoret gjerësisht nga fëmijët. Produkti është tërhequr për shkak të rrezikut të pranisë së azbestit.
Në disa prej tyre testet laboratorike konstatuan gjurmë të tremolitit dhe krizotil.
Autoritetet urdhëruan menjëherë mbylljen e kopshteve dhe shkollave.
“Ne kemi zbuluar se përdorimi i këtij produkti është i përhapur në të gjitha shkollat publike. Ndaj për arsye të sigurisë së nxënësve , stafit dhe komunitetit është vendosur të mbyllen disa shkolla që e kanë këtë produkt, deklaroi Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit.
Inspektimet do të zgjasin disa ditë derisa të sigurohen që testimi i ajrit për pranine asbestit do të rezultojë negativ.
Edhe në Zelandën e Re, disa institucione janë mbyllur për testim. Azbesti, dikur i përdorur gjerësisht në materiale ndërtimi, është i rrezikshëm kur fibra të tij lëshohen në ajër dhe thithen. Ekspozimi i gjatë mund të shkaktojë sëmundje të rënda./MXH
