Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”.
Sipas informacioneve, një automjet që drejtohej nga një 66-vjeçar ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./k.m
