Last Updated on 29/08/2025 by adminfjala
Një aksident dramatik ndodhi në një hekurudhë në Poloni, kur një automjet mbeti i bllokuar mbi shinat e trenit dhe u godit nga një tren pasagjerësh.
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se barrierat hekurudhore kishin funksionuar siç duhet, por makina, për arsye të panjohura, nuk ndaloi dhe depërtoi përmes barrierës duke thyer xhamin e përparmë, duke qëndruar mbi shina në vend që të largohej.
Treni u përplas në pjesën e pasme të Opel-it, duke shkatërruar bagazhin dhe duke krijuar një re pluhuri rreth vendngjarjes, ndërsa shoferi, për fat të mirë, mbijetoi dhe u transportua në spital për trajtim.
Dy trena të tjerë u anuluan dhe pasagjerët u transportuan me shërbim autobusi, ndërsa treni i dëmtuar arriti më pas në stacionin Granowo, duke shkaktuar dëme edhe në pjesën e përparme të tij. m.p.
