Një avion mallrash ka dalë nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut dhe përfundoi në det herët mëngjesin e kësaj të hëne, 20 tetor, duke shkaktuar vdekjen e dy punonjësve.
Avioni po mbërrinte nga Dubai rreth orës 03:50 (sipas orës lokale), kur devijoi nga pista dhe u përplas me një automjet patrullimi të aeroportit. Dy personat që ndodheshin në automjet humbën jetën, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit në bord mbijetuan nga përplasja.
Ky është një nga incidentet më të rënda ajrore në Hong Kong në vitet e fundit, pasi siç shkruan BBC aeroporti ndërkombëtar i qytetit ka pasur një histori të mirë sigurie./kb
