Presidenti amerikan, Donald Trump, po përgatitet të shpallë fazën e dytë të planit të tij për Rripin e Gazës, një hap që pritet të shënojë nisjen e një strukture të re qeverisëse për enklavën.
Sipas burimeve te cituara nga Axios, dy zyrtarë amerikanë të përfshirë drejtpërdrejt në proces kanë bërrë të ditur se njoftimi zyrtar pritet të bëhet deri ne prag të Krishltindjes, duke konfirmuar se procesi i paqes në Gaza po hyn në një fazë të re dhe më të thelluar.
Faza e parë e marrëveshjes së paqes konsiderohet e përfunduar pas kthimit të trupit tw pengut të fundit izraelit nga Hamasi të enjten.
Një delegacion izraelit u takua po atw ditë me ndërmjetës nga Katari dhe Egjipti, për të finalizuar procedurat lidhur me trupin e pengut, i cili ishte mbajtur nee Gaza.
Administrata amerikane synon të avancojw me ritme të shpejta fazën e dytë të marrëveshjes, për të shmangur çdo rrezik të rikthimit të armiqesive dhe për të garantuar stabilitet afatgjatë në territor.
Sipas burimeve diplomatike, faza e dytë parashikon tërheqjen e shumicës së trupave izraelite nga Gaza, vendosjen e një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe ngritjen e një strukture të re qeverisëse për enklavën.
Në këtë kuadër, pritet të krijohet edhe KëshillI i Paqes nën drejtimin e presidentitt Trimp , i cili synon të udhëheqë procesin politik dhe të sigurojë një tranzicion të qëndrueshëm drejt administrimit civil./mxh
