Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmet ndaj urës së Krimesë janë plotësisht legjitime, duke theksuar se Ukraina nuk do ta njohë kurrë aneksimin rus të gadishullit.
Në një deklaratë për këtë çështje, Zelensky tha se Ukraina ishte e detyruar të kundërpërgjigjej ndaj sulmeve ruse dhe se ura e Krimesë ishte një prej objektivave të saj.
Ai kujtoi se Rusia e pushtoi Krimenë në vitin 2014 dhe më pas ndërtoi urën që lidh gadishullin me territorin rus, duke pretenduar se ajo ishte pjesë e Rusisë.
Zelensky:
They attacked several of ours, and of course we had to respond. And of course we responded on the Crimean Bridge.
This is our absolutely legitimate goal because they occupied Crimea, our Crimea. It was their first goal in 2014. They occupied our territory. Then they built this bridge and said it was part of Russia.
Then they changed their constitution, their internal law, and said that all these territories became Russian. Of course, it’s not true.
Nobody in the world supported this. Nobody can recognize these as parts of Russian territory. They are temporarily occupied territories.
— Clash Report (@clashreport) November 20, 2026
Sipas Zelenskyt, Moska më vonë ndryshoi edhe Kushtetutën dhe legjislacionin e saj të brendshëm, në përpjekje për t’i paraqitur territoret e pushtuara si pjesë të Federatës Ruse.
“Askush në botë nuk e mbështeti këtë. Askush nuk mund t’i njohë këto territore si pjesë të Rusisë. Ato janë territore të pushtuara përkohësisht”, deklaroi presidenti ukrainas.
Në fund, Zelensky dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin rus, Vladimir Putin, duke paralajmëruar se ura e Krimesë nuk do të mbetet përgjithmonë në këmbë.
“Putini duhet ta kuptojë se kjo urë nuk do të qëndrojë”, tha Zelensky.
Zelensky on the Crimean Bridge:
Putin has to understand that this bridge will not stay. https://t.co/2q653tCS4Q
— Clash Report (@clashreport) November 20, 2026
Ura e Krimesë, e njohur edhe si Ura e Kerçit, është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të Rusisë dhe një objektiv me rëndësi të madhe strategjike në luftën kundër Ukrainës.
Ajo lidh gadishullin e Krimesë me rajonin Krasnodar të Rusisë, duke kaluar mbi ngushticën e Kerçit, e cila ndan Detin e Zi nga Deti Azov.
Ura ka rëndësi të veçantë ushtarake, sepse përmes saj Rusia ka transportuar trupa, armë, municione, karburant dhe furnizime të tjera drejt Krimesë dhe forcave të saj në jug të Ukrainës.
Ajo është gjithashtu një simbol politik i pretendimit të Moskës mbi Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Ukraina dhe shumica dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare nuk e njohin këtë aneksim./et
