Last Updated on 01/06/2026 by Kesjana
Babai i ish-Presidentit Ilir Meta u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Ish-Presidenti Meta ka bërë një reagim në Facebook, ndërsa thekson se ceremonia për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit
Reagimi:
Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,
Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.
Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.
Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim./kb
