Last Updated on 18/06/2026 by Kesjana
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot për herë të parë lidhur me vendimin e marrë nga deputetja Marjana Koçeku për t’u larguar nga kjo forcë politike dhe për të dalë si përfaqësuese e pavarur.
Në fjalën e tij para gazetarëve, Balla tha se nukka ende asnjë njoftim zyrtar për një largim të Koçekut nga grupi i PS-së.
Më tej, kreu i grupit të PS-së “sfidoi” deputeten lidhur me mandatin, teksa nënkuptoi se nuk mund të marrë të njëjtat vota pa logon e Partisë Socialiste.
“Mendoj që edhe sikur të mos ketë kështu, një hetim paraprak duhet bërë. Unë jam bariu, si kryetar i grupit, por nuk kam një njoftim që një koleg/ë. Secili ka vendimmarrjen e vet. Ne kemi mandate përfaqësuese. Na kanë votuar votuesit e PS-së. Të shkojnë ta provojnë një herë më grushin me trendëfil(simbolin e PS-së) sesi dalin”,-tha Balla./kb
