Last Updated on 04/09/2025 by adminfjala
Politikanja aktive e PD-së, Alesia Balliu, tanimë një kritike e lidershipit të saj, e sheh të domosdoshme një analizë të thellë në PD për arsyet e humbjes. Në studion e MCN Informacion, ajo tha se kjo nuk ndodh sepse lidershipi po mban peng partinë.
Opozitën e shikoj në gjumë. Një gjumë nga i cili refuzojnë të zgjohen, mungesë totale serioziteti. E shoh si një opozitë që nuk ka dëshirën dhe vullnetin të ndryshojë. Ne nuk i njohim zgjedhjet vetëm me fjalë, por ama rrogat i duam, dietat i duam. Nuk pres ndonjë risi.
Kjo strategji është e vetmja për të hequr zërat kundër. Këtyre nuk u pëlqen e vërteta. Të japin dorëheqjen se humbi zgjedhjet. Pse mbahet më ky kryetar? Statuti thotë që kryetari që humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. partia po mbahet peng nga Sali Berisha për interesat e tij familjare.
PD ka njerëz me integritet. Jorida Tabaku ka treguar se di të përfaqësojë njerëzit dhe di të marrë vota. Sali Berisha është sot gjenerali i ushtrisë së vdekur. PD ia ka dhënë fshesën një individi që nuk përfaqëson asgjë. Nuk është analizuar cilët janë faktorët e humbjes. Edhe sfidën me Bashën e humbi Berisha.
Lidershpi po e mban peng Partinë Demokratike, digjen apo nuk digjen mandatet kjo nuk ka rëndësi. Nuk po them që Berisha nuk ka kontribut por ka ardhur koha të kuptojë se etapa e tij ka marrë fund. Ndaj i rëndësishëm është riformatimi i opozitës.
Pse nuk thërrasin protestë? Nuk e ndjek njeri Sali Berishën! Nuk e ndjek njeri Flamur Nokën! /E.T
