Mjeku Shkëlqim Balili ndau me programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan një mori këshillash për ushqimin. Ai tha se sot, një pjesë e madhe e sëmundjeve shkaktohen nga kequshqyerja dhe konsumimi i sheqernave të tepërta, yndyrnave të shtuara apo ushqimeve të shpejta që nuk plotësojnë nevojat e organizmit.
Por, mjeku ‘përmbysi’ edhe ato që dimë për disa nga frutat apo produktet më të konsumuara dhe që shpesh mendohen si më të shëndetshmet.
Shkëlqim Balili: Banania është një ëmbëlsirë, një frut i ëmbël që nuk duhet të përdoret shumë sepse ka fruktozë dhe fruktoza është toksike.
Aldo: Fruktozë kanë të gjitha frutat.
Shkëlqim Balili: Më të ëmblat. Banania quhet edhe “pilula e gjumit” dhe asnjëherë nuk duhet ngrënë paradite, vetëm pasdite. Banania, rrushi, fiku dhe hurmat kanë shumë fruktozë dhe fruktoza është një nga elementët toksikë që grumbullon në mëlçi glukozën dhe e kthen në dhjamë. E keqja është kjo: ne duhet të japim nocionin që piramida duhet të ekzistojë në bazën e vet te proteinat, yndyrnat dhe sa më pak sheqerna, kjo është ideja.
Sipas Balilit, brumërat duhen eliminuar, kurse qumështi “po shkatërron botën.” Ai rekomandoi vezën si ushqimin më esencial.
Shkëlqim Balili: As byrek s’duhet ngrënë, as makarona s’duhen ngrënë. Qumështi po shkatërron botën!
Aldo: Pse?
Shkëlqim Balili: Nuk ka mundësi të hash qumësht! Qumështi është i ndotur nga 10 antibiotikë dhe 10 hormone!
Aldo: Ky që marrim ne?
Shkëlqim Balili: Po. Ushqimi më i mirë në mëngjes do të ishte frutat e pyllit, vezët, peshku…
Aldo: Po edhe vezën në supermarket e marrim.
Shkëlqim Balili: Veza është ushqimi më esencial. Të gjithë njerëzit që kanë dy këmbë dhe ecin në Tokë, duhet të hanë dy vezë patjetër! Veza ka 8 gramë proteinë, është universale.
Mes produkteve të tjera që duhet të përfshijmë në dietë, Balili theksoi peshkun, vetëm dy lloje të tij.
Shkëlqim Balili: Të futet në dietë dhe sot, nga gjithë peshqit në botë vetëm sardelja e salmoni i egër kanë më pak mërkur.
Aldo: Sardelja të bën dëm për acidin urik.
Shkëlqim Balili: Vetëm sardelja është më pak me acid urik dhe më pak me zhivë. Mëlçia e zezë është burim i vitaminës B12.
Aldo: Kujdes, sardelja jo konservë?
Shkëlqim Balili: Konservë patjetër. Mund të merrni sardele konservë me vaj ulliri dhe mund të përdorni tri në javë sepse sardelja ka vitaminën D, E dhe Omega 3./kb
