Kanali i burimit ujor dhe ujitjes në fshatin Mirakë të Bashkisë së Librazhdit është tashmë në funksion të plotë të banorëve për vaditjen e tokave të tyre.
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ju përgjigj ankesës së një grupi banorësh të Mirakës, Xibrakës dhe Polisit që denoncuan dëmtimin e këtij kanali me punime të paligjshme.
Inspektorët e IKMT-së verifikuan situatën në terren dhe konstatuan se shtetasi M.H. kishte vendosur tuba plastikë në kanal ndërsa kishte hedhur edhe beton duke reduktuar lëvizjen e ujit në diametrin e tubit.
I gjithë punimi ishte kryer pa u pajisur me leje nga institucionet shtetërore. /kb
