Last Updated on 18/03/2026 by Monika
Barcelona ka siguruar një kualifikim spektakolar për në fazën çerekfinale të Champions League pas një fitoreje bindëse në shtëpi.
Katalanasit shkatërruan Newcastle me rezultatin e thellë 7-2, pas barazimit të ndeshjes së parë në Angli.
Edhe pse pjesa e parë u mbyll me një shifër të ngushtë 3-2, ku spanjollët shënuan me Raphinha, Bernal dhe Lamine Yamal, fraksioni i dytë ishte një dominim absolut. Anthony Elanga mbajti gjallë shpresat e miqve me një dopietë, por fuqia sulmuese e vendasve doli në pah pas pushimit.
Robert Lewandowski shënoi dy herë, ndërsa Raphinha dhe Fermin Lopez plotësuan goleandën në “Camp Nou”. Ky sukses i dërgon djemtë e Hansi Flick mes tetë më të mirave të Europës me një mesazh të qartë force.
Tashmë Barcelona pret të mësojë kundërshtarin e radhës, i cili do të dalë nga çifti Tottenham-Atletico Madrid./mxh
