Last Updated on 10/04/2026 by EL
Bashkia e Korçës ka kërkuar nga tregtarët ambulantë dhe jo vetëm që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Pazarin pas teatrit, si dhe nga tregtarët e tjerë që operojnë përgjatë Pazarit të Vjetër deri tek shërbimi zjarrfikës, të lirojnë hapësirat publike.
Kjo kërkesë ka sjellë edhe reagimin e tregtarëve, të cilët shprehen se këto hapësira i kanë përdorur për të reklamuar mallin që tregtojnë.
Sipas tyre, në rast se nuk lejohen të reklamojnë mallin e tyre, ata e kanë të pamundur të ushtrojnë biznes në këto zona.
“Erdhi Policia Bashkiake, vetëm qepenin, asgjë jashtë, nuk duan asgjë jashtë. Dëmtohemi, jemi të dëmtuar e me reklamë, ska njerëz Korça, 3-4 gjëra e të falimentuar jemi. Do ikim çdo bëjmë, po nuk reklamuam nuk te vjen njeri”
“Nuk njihet si dyqan njëherë, çdo besh brenda po nuk hape? Kjo është rrugë e fshehtë, kujt i prish punë? Ku ka njerëz, mosha mbi mua 60-70, tre here e shesim një gjë, e kthejnë etj. E merrni me kile”, thonë tregtarët.
Në këto tregje ushtrojnë aktivitetin e tyre më shumë se 200 biznese, ndërsa bashkia pas një takimi që ka patur me një përfaqësi të këtyre tregtarëve u ka bërë me dije se mund të reklamojnë mallin e tyre në një hapësirë të kufizuar, pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve./et
