Last Updated on 10/04/2026 by EL
Plani 10-pikësh i propozuar nga Irani është rënë dakord si bazë për negociatat.
Kështu tha zëvendësministri i Jashtëm Majdi Takht Ravanchi në prag të bisedimeve SHBA-Iran të nesërme në Islamabad, raporton Iran International.
“Ne gjithmonë e kemi mirëpritur diplomacinë, por jo bisedimet e bazuara në informacione të rreme që synojnë mashtrimin”, tha ai, duke shtuar se Teherani nuk mbështet një armëpushim që i lejon kundërshtarit të tij të riarmatoset dhe të rifillojë sulmet./et
