Bayern Munich e ndjek Jonathan David prej një kohe të gjatë. Por klubi bavarez mund të realizojë transferimin e sulmuesit në merkaton e dimrit.
Trajneri Vincent Kompany ka një grup të mirë, dhe edhe lojtarët e stolit kanë bërë paraqitje pozitive në fushë kur janë aktivizuar. Por tekniku mendon se Jonathan David do të bënte punë në ekip.
Te Juventusi janë gati ta shesin futbollistin me ofertën e duhur. Dhe interes për shërbimet e 25-vjeçarit kanë edhe anglezët e Tottenham.
Lojtari i kombëtares kanadeze u bë pjesë e bardhezinjve përpara disa muajsh, pasi u transferua nga Lille.
Por ai nuk e ka siguruar vendin e titullarit, ndërsa ka shënuar një gol e ka dhënë një asist dhe ka qenë në fushë në 51% të minutave totale në dispozicion.
Përfaqësuesit e David janë në kontakt të vazhdueshëm me klubet e interesuara.
Me Harry Kane dhe Nicolas Jackson, Bayern ka dy lojtarë me potencial në qendër të sulmit. Por Jackson është vetëm në huazim nga Chelsea deri në fund të sezonit.
E ardhmja e tij në Bayern Munich është e paqartë, e kjo është arsyeja se përse drejtuesit po shikojnë alternativa të tjera./ K.M
