Last Updated on 17/02/2026 by Monika
Në nëntor 2025, numri i kërkesave për në Bashkimin Europian ra ndjeshëm nga qytetarët europianë, por u rrit nga jo-europianët.
Sipas të dhënave të Eurostat, 54, 825 qytetarë jo-europianë paraqitën kërkesë për azil për herë të parë.
Sipas vendit të origjinës më shumë aplikime u bënë nga:
Venezuela me 8,060 raste, shifra më e lartë midis shteteve të huaja. Më tej vijnë vende si: Afganistani me 5,125 raste, Bangladeshi me 3,585 raste dhe Siria me 2,365 raste.
Shtetet anëtare ku u regjistruan më shumë kërkesa:
Kombinimi i katër vendeve mori 76 % të të gjitha kërkesave të para për azil në BE: Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania.
Në nivel të Bashkimit Europian ka 12.2 kërkesa për azil për çdo 100,000 banorë, por në Greqi ky tregues ishte shumë më i lartë, 42.4 për 100,000 banorë.
Gjatë nëntorit 2025, 1,370 fëmijë paraqitën kërkesë për azil për herë të parë. Shumica e tyre vinin nga: Somalia, Eritrea, Afganistan, Venezuela dhe Egjipti./mxh
