Last Updated on 28/10/2026 by EL
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha po shijon disa ditë relaksi në qytetin bregdetar të Nicës, në Francë, ku ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi që kanë tërhequr vëmendjen.
Artistja ka publikuar imazhe nga qëndrimi i saj në qytetin francez, ku shfaqet duke pozuar në ballkonin e hotelit, e veshur me pizhame të cilat i ka lënë pjesërisht të zbërthyera, duke vënë në pah të brendshmet rozë.
Me poza provokuese dhe një pamje të kuruar, Bebe ka ndarë momente nga koha e saj e lirë, ndërsa duket se po shfrytëzon qëndrimin në Francë për t’u relaksuar pas angazhimeve muzikore.
Rexha ndodhej në Nicë për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “NRJ Music Awards”, ku performoi së bashku me DJ-in e njohur francez David Guetta.
Pas performancës, këngëtarja duket se ka vendosur të qëndrojë edhe disa ditë në qytetin bregdetar, duke kombinuar angazhimet profesionale me pushimet.
Fotografitë e saj janë një tjetër moment nga jeta e artistes që ajo zgjedh të ndajë me publikun, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me stilin dhe paraqitjen e saj./ET

