Imagjinoni të kaloni një fundjavë në botën e Barbie-t, mes ngjyrës rozë, dhomave dhe ambienteve që duken si të dalë nga një set lodrash. Kjo ide pritet të bëhet realitet në Glendale, Arizona, ku Mattel dhe VAI Resort kanë njoftuar planet për hotelin e parë Barbie në botë.

Një kullë e tërë në kompleksin Mattel City do t’i dedikohet Barbie-t, ndërsa vizitorët do të kenë edhe një Barbie Beach House të veçantë për të eksploruar.

Përvoja do të përfshijë krijimin e seteve personale në Dream Closet, darka në restorantin rooftop të Beach House dhe një natë që mund të kalohet në kullën e hotelit, tërësisht të frymëzuar nga universi Barbie.

Data zyrtare e hapjes nuk është bërë ende e ditur, por projekti premton një eksperiencë që mund të të rikthejë në fëmijëri, këtë herë si mysafir në botën e Barbie-t.
