Presidenca ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të PD-së Sali Berisha se Alqi Bllako punon si këshilltar pranë Presidentit Bajram Begaj.
Në reagim theksohet se Alqi Bllako kurrë nuk ka qenë këshilltar i Presidentit të Republikës. Presidenca sqaron se, Alqi Bllako nuk ka asnjë marrëdhënie më këtë institucion.
“Në përgjigje të interesit të gazetarëve lidhur me pretendimin se zoti Alqi Bllako është këshilltar i Presidentit të Republikës, saktësojmë se zoti Alqi Bllako nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është këshilltar i Presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me këtë institucion.
Zyra e Shtypit e Presidencës e bën këtë sqarim për të shmangur çdo keqinformim lidhur me përbërjen e kabinetit të Presidentit të Republikës”, thuhet në reagim./mxh
