Last Updated on 20/10/2026 by Monika
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është takuar këtë të martë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt.
Takimi zhvillohet në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta të njëpasnjëshme, të shoqëruara me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit.
Kreu i shtetit zhvillon takime periodike me përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë. Gjatë ditëve të fundit, Begaj është takuar edhe me ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas informacioneve paraprake, situata e krijuar në vend gjatë ditëve të fundit nga protestat ka qenë një prej temave të diskutimit./mxh
